[./35alhome.html]
[./aktivitete.html]
[./lajmerime.html]
[./kontakte.html]
[./35alhome.html]
[./home_maq.html]
[./home_ang.html]
[#ANCHOR_Text1]
[#ANCHOR_Text2]
[Web Creator] [LMSOFT]
Lajmërime
                                                         F  T  E  S  Ë

Jeni të ftuar të merrni pjesë në Sinposiumin Shkencor me pjesëmarrje ndërkombëtare "Trajtimi multidisciplinor në Stomatologji" në organizim të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare. Simpoziumi do të mbahet më 19.12.2010 (e diel), në sallën e madhe të Kuvendit Komunal Tetovë me fillim në orën 10.00
O r a r i

Ora   9.00:        Regjistrimi i pjesëmarrësve
Ora 10.00:        Hapja
Ora 10.15:        Ligjerata në temë:
                        – Koncepte bashkëkohore të okluzionit, principet e diagnozës
                           dhe trajtimit
                          Ligjerues: Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Dr. sci - Universiteti i Tiranës,
                          Shqipëri
Ora 11.00:        Ligjërata në temë:
                        – Terapitë e mundshme momentale kirurgjiko-konzervative në
                            shërimin e ertikulacionit Temporo Mandibular
                           Ligjërues: Prof. dr. Andreas Neff Dr. sci, University of Marburg,
                          Germany
Ora 11.45:        Koktej
Ora 12.30:        Ligëratë në temë:
                        – Trajtimi i frakturave të kunorës së dhëmbit me pulpë të hapur
                           Ligjërues: Prof. dr. Adil Raka Dr. sci – Universiteti i Prishtinës,
                           Kosovë
Ora 13.15:        Ligjerata në temë:
                        – Etiologjia, klinika dhe terapia e kandidiazave orale
                            Ligjërues: Prof. Asc. Adem Alushi Dr. sci – Universiteti i Tiranës -
                            Shqipëri
Ora 14.00:        Ligërata në temë:
                        – Sistemet kmpozite të së sotmes - lidhje e shkencës dhe artit
                           Ligjërues: Dr. Milan Vladisavleviq - 3M Sale Representative
• Certifikatat    ________________ 8 pikë
• Kuotizimi : anëtarët  900 denarë
                  të tjerët: 1200 denarë
• Përkthim simultan


Tetovë,                                                  Për Shoqërinë Stomatologjike Shqiptare
06.12.2010                                                     Dr. Sherif Shaqiri, Mr. sci
KUVENDI VJETOR I SHSSH-së PËR VITIN 2010

Sot më 12.12.2010 u mbajt Kuvendi i regullt vjetor i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare në të cilën ndër të tjera u bë zgjedhja e Kryetarit të ri, dy nënkryetarëve, pastaj sekretarit të përgjithshëm, sekretarit administrativo-finaciar dhe sekretarit tekniko-organizativ. Pas propozimit të kandidatëve për Kryetar nga ana e Kryesisë, Kuvendi i Shoqërisë me vota të fshehta e të drejtpërdrejta zgjodhi kryetarin e ri të Shoqërisë, e ky është Dr. Xhelal Ibraimi ndërsa postet tjera poashtu si propozime të dala nga Kryesia u zgjodhën në pako. Kështu për nënkryetarë të saj u zgjodhën Dr. Ibraimali Alili dhe Dr. Sabetim Çerkezi. Sekretar i përgjithshëm u zgjodh Dr. Xhelal Shabani, sekretar administrativo-financiar u zgjodh Dr. Agim Izairi dhe sekretar tekniko-organizativ Dr. Shaban Selimi.
Meqë nga Kuvendi Zgjedhor i vitit të kaluar mbetën pa u verifikuar mandatet e disa kuvendarëve, në këtë mbledhje të Kuvendit u bë verifikimi i kandidatëve të zgjedhur nga dega e Strugës, Tetovës dhe Shkupit. Nga dega e Strugës u bë verifikimi i vetëm dy kuvendarëve Dr. Nagip Spaho dhe Dr. Ermir Ziba ndërsa për shkak të mospranisë së tyre nuk u bë verifikimi i dy të tjerëve, Dr. Sabit Qyrës dhe Dr. Adil Qeçës, nga dega e Tetovës u verifikua mandati i kuvendarit të ri Dr. Fadil Azizit ndërsa nga dega e Shkupit u verifikua mandati i Dr. Memet Fejzullait. Poashtu u zgjodhën edhe dy kandidatë për anëtarë të rinj të Kryesisë së saj. Ata janë Dr. Nagip Spaho dhe Dr. Emin Baftijari.
Gjithashtu kuvendi i sotëm miratoi edhe plan programin e aktiviteteve dhe punës së realizuar të Shoqërisë për vitin 2010, pastaj raportin finaciar të vitit 2010 dhe planprogramin e aktiviteteve të ardhshme gjatë vitit 2011.
Kështu edhe ky kuvend i rregullt vjetor kaloi në atmosferë pune dhe njëkohësisht ishte shumë i suksesshëm.

Më 12.12.2010                                                               Shoqëria Stomatologjike Shqiptare
Tetovë                                                                                                      Kryetar,
                                                                                                         Dr. Xhelal Ibraimi