Aktiviteti dhe funksionimi i Shoqërisë realizohet përmes shoqatës stomatologjike Apolonia, përmes shoqatave specialistike dhe subspecialistike si dhe përmes shoqatave shkencore të cilat aderojnë në Shoqërinë tonë. Sa i përket veprimtarisë tekniko-organizative, Shoqëria Stomatologjike Shqiptare këtë e realizon përmes degëve të saja. Mundësia për anëtarsim në Shoqërinë Stomatologjike Shqiptare është e hapur për cdo stomatolog i cili me dëshirë do ta plotësojë fletanëtarsimin si dhe do ta pranojë statutin dhe në regull do ta paguajë antarsinë. Shoqëria ka edhe anëtarë nderi. Anëtarë nderi mund të bëhet cdo mjek- stomatolog, punëtor arsimoro-shkencor si dhe cdo qytetar i cili me aktivitetin dhe bashkëpunimin në Shoqërinë Stomatologjike Shqiptare ka dhënë kontribut në avansimin shkencoro-profesional të mendimit dhe veprimtarisë stomatologjike. Cdo anëtar i Shoqërisë është i pajisur me kartelë anëtaresimi.
Vizitues dhe shfrytëzues të web faqes sonë, Shoqëria Stomatologjike Shqiptare ka edhe organet e veta dhe ata janë:
– Kuvendi
– Kryesia
– Kryetari
– Dy Nënkryetar
– Sekretari Gjeneral
– Sekretari Administrativo-Finansiar
– Sekretari Tekniko-Organizativ
– Gjygji i nderit
– Këshillet dhe
– Komisionet
Shoqëria Stomatologjike Shqiptare zhvillon një aktivitet të dendur profesionalo-shkencor ku ndër proektet më kardinale të saj janë:
– Organizimi dhe mbajtja e Kongresit Ndërkombëtar të Apolonisë “Stomatologjia Sot” i cili mbahet çdo të dytin vit dhe
– Botimi i revistës profesionalo-shkencore ”Apolonia” e cila del dy herë në vit (Maj, Nëntor).
Vizitues dhe shfrytëzues të respektuar shpresoj se duke e hapur dhe vizituar web faqen tonë do të mund të joshni kureshtjes tuaj si dhe të përfitoni dicka me vlerë nga kjo faqe.
Në emrin tim personal dhe në emër të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare ju përshëndes përzemërsisht.
Kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare
Mr. Sci. Dr. Iniz Ajeti