|
Në çastin kur po hy
në radhët e anëtarëve të profesionit
mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do
ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj
mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe
respektin e duhur.
Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje
e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do
të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i
respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij
që do të më rrëfehet.
Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin
e traditës fisnike të profesionit të
mjekësisë.
Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër
të mi.
Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit
tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e
besimit, e nacionalitetit, e racës, e
politikës, apo përkatësia klasore.
Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në
mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit
nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e
mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim
me ligjet e humanitetit.
Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të
lirë, duke u mbështetur në nderin tim
personal”.
|